Ekipi ynë

Ballina / Ekipi ynë

Adem Ramadani

Kam menduar gjithmonë se si t’i bëj të lumtur të tjerët dhe në fund e kuptova se mënyra e vetme është një ambient tërheqës. Kjo më dha idenë që të krijoj këtë restorant për të mikpritur ata që lumturohen nga ushqimi.

Sihana Ramadani

Më shumë se gjithçka, një restorant e aq më tepër kuzhina, kërkojnë pastërti maksimale. Kjo reflekton në punën e të gjithë të të punësuarve, ndërsa për mysafirët tanë ajo as që duhet të vërehet, për shkak se çdo gjë pritet të jetë perfekte!

Zemri Jahja

Është vërtetë punë e ndjeshme të kesh detyrë në kuzhinë, sepse nga ti nvaret suksesi i ekipit dhe kënaqësia e klientit. Duke përzgjedhur gjithmonë produktet më të freskëta dhe kualitative, arrijmë te shija finale e secilës pjatë.

Fatime Halimi

Të jesh pranë shefit të kuzhinës s’është aspak e lehtë. Presioni shpesh herë të mundon, por kur në fund ne ralizojmë një pjatë fantastike, kuptojmë se e gjitha që na duhet ëshë dashuria për kuzhinën.

Nizam Kuqi

Nuk është e mjaftueshme vetëm të qarkullosh nëpër ambient, e rëndësishme është që secilit klient të ia gjesh tavolinën e përshtatshme. Ky është edhe qëllimi im, t’i bëj ata të ndjehen si në shtëpi.

Bujar Mema

Buzëqeshja është e rëndësishme. Mundohem që secilit klient t’i dhuroj ngrohtësinë dhe afërsinë që duhet. Kështu ata djehen më rehat dhe e përjetojnë më mirë çdo moment në restorantin tonë.

Skender Iseni

Mënyra se si e dërgon porosinë te tavolina është shumë e rëndësishme. Çdo gjest dhe detaj ndikojnë në vlerësimin final nga ana e klientit. Mudohem të jem i përkushtuar, që kurrë të mos arrijmë në zhgenjim.

Rami Elezi

Profesioni i kamarierit është delikat për shkak se kërkon shumë durim. Duhet të lidhesh me psikologjinë e secilit klient për të kuptuar edhe mënyrën e sjelljes, por për këtë jemi ne këtu, që ata të ndjehen mirë në shërbimin tonë.

Bajram Limani

Një thikë jo gjithmonë është një armë e ftohtë, ajo është edhe një mjet për t’i bërë të tjerët të të duan. Kështu funksionon kuzhina. Unë mundohem të përcjell art në çdo pjatë dhe më vjen mire kur kënaq shijet e klientëve.

Ylli Beqiri

Efikasiteti është shumë i rëndësishëm në këtë punë, për shkak se asnjë klient nuk e meriton të humb kohë duke pritur. Jam i përqendruar në punë dhe gjithmonë ndjehem mirë kur në secilën tavolinë shoh që dikush më buzëqesh.